Bekim Haxhiu e akuzon përsëri ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë, për keq menaxhim të pandemisë

Haxhiu: Qytetarët e Kosovës në Veri të Mitrovicës pranojnë faturat e energjisë elektrike nga Elektroseveri i Serbisë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka shkruar se qytetarët e Kosovës që jetojnë në Veri të Mitrovicës, çdo muaj pranojnë faturat e energjisë elektrike nga Elektroseveri i Serbisë. Ai ka Qeverinë Kurti se përse nuk i mbyllë zyret e Elektroseverit në veri dhe nuk e merr në menaxhim trafostacionin e Vallaqit? “Qytetarët e Kosovës duhet të informohen drejtë, pse nuk mbyllen zyret e Elektroseverit, a ka dorë GEN-i i Serbisë dhe Martini në lejim të funksionimit të Elektroseverit në Veri dhe menaxhim të udhëkryqit energjetik të trafostacionit të Vallaqit nga Serbia përmes Elektroseverit?! Pse deputetët e LVV nuk guxojnë ta thonë asnjë fjalë për Elektroseverin, Vallaqin, GEN-in e Serbisë, Martinin, Nagipin dhe hajninë me energjinë elektrike?”, ka shkruar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …