Albulena Haxhiu: Nëse nuk bëhet koalicioni me LDK-në opsion janë zgjedhjet e jashtëzakonshme

Haxhiu: Vendi është buzë greminës, nuk na duhen eksperimentimet me koalicione e pazare për interesa të Serbisë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme qytetarët e kanë shansin ideal për të përmbysur një cikël 20-vjeçar të keqqeverisjes, krimit, korrupsionit, varfërisë, pabarazisë dhe mungesës së drejtësisë. “Vendi është buzë greminës dhe nuk kemi kohë të shohim eksperimentime me koalicione e pazare për interesa të Serbisë. Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje dhe ato duhet të ndodhin sa më parë”, shkruan ajo. Haxhiu thotë se vendi ka nevojë për zhvillim, mirëqenie, drejtësi e barazi. “Gjitha partitë tjera i kemi parë dhe provuar. Emra të ndryshëm, qeverisje e njëjtë me mendësi abuzive. Kosova ka nevojë për një qeverisje të re dhe të duhur, Kosovës i duhet VETËVENDOSJE!”, përfundon deputetja Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …