Deri me tani asnjë parti parlamentare nuk ka aplikuar për certifikim në KQZ për të marr pjesë në zgjedhjet lokale

Partitë politike në vend shprehen të gatshme për zgjedhje pas dorëheqjes se kryeministrit Haradinaj

Për shkak të ftesës në cilësinë e të dyshuarit nga Gjykata Speciale, Ramush Haradinaj, të premten e kaluar ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit. Me dorëheqjen e tij, nënkuptohet që ka rënë edhe Qeveria. Që nga e premtja, e deri më sot, partitë politike kanë kërkuar nga kryetari i vendit, Hashim Thaçi që të caktojë datën e zgjedhjeve dhe janë shprehur të gatshme që t’i hyjnë garës së zgjedhjeve. Se zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme pas dorëheqjes së Haradinajt e ka thënë edhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli. E gatshme për zgjedhje është shprehur edhe partia e Isa Mustafës, Lidhja Demokratike e Kosovës. Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kërkuar nga presidenti i vendit Hashim Thaçi, që sa më shpejt ta caktojë datën e zgjedhjeve. Edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kërkuar nga presidenti Hashim Thaçi që sa më shpejt ta caktojë datën e zgjedhjeve. Se vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe se nuk ka nevojë për Qeveri teknike, e ka thënë edhe kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Ai ka thënë se nuk ka zgjidhje tjetër përveç zgjedhjeve të parakohshme dhe se partia e tij është e gatshme për zgjedhje. Edhe kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt, ka thënë se zgjedhjet janë të domosdoshme.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …