leoni

Lutfi Haziri

Haziri: Qeveria të mos ndërhyjë në punët e brendshme të komunës së Gjilanit

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se Qeveria nuk duhet të ndërhynë në punët e brendshme të komunës së Gjilanit. “Është ndërhyrje në komunën sepse unë udhëheqi me emergjencat civile kundër COVID-19 në Gjilan. Inspeksioni komunal është autoriteti kryesor dhe më i lartë, i cili merret me ndalim të veprimtarive dhe me hapje. Ne kemi menaxhuar nga dita e parë dhe jemi një shembull për masat e zbatuara. Bëj thirrje që task forca të mos ndërhyjë në kompetencat e komunës po koordinim me ne dhe inspektoriatin komunal” ka deklaruar kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri. Ai ka shtuar më tutje se 25 dënime për disa muaj janë të papërballueshme në kohën kur kemi pako të lehtësimit. Në njërën anë thuhet se qeveria ka lehtësuar masat për ekonominë, në tjetrën bizneset dënohen me 15 mijë euro. Kjo është goditje e bizneseve dhe e institucioneve të Gjilanit.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgim Lushtaku

Mërgim Lushtaku: Nuk është hera e parë që qeveria tenton të kontrollojë mediat dhe gazetarët

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili është anëtar në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet …