Pas shtimit të rasteve me Covid-19 mbi 90 mijë vaksina janë administruar në Kosovë këtë javë

Komiteti i Vaksinimit po shqyrton mundësinë e vaksinimit të të miturve mbi 12 vjet

Ekspert të shëndetësisë kanë deklaruar se janë duke shqyrtuar mundësinë e vaksinimit të personave nga mosha 12 vjeçare e tutje. Duke folur për këtë çështje, zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, ka thënë për KosovaPress se Komiteti i Vaksinimit në ditët në vijim do të marrë një vendim për vaksinimin në masë të këtyre moshave. “Tashmë ekziston mundësia e vaksinimi nga mosha 12 vjeç por të dhënat shkencore që japin DSD, SHBA, BE që flasin për vaksinim në masë edhe të kësaj moshe janë në shqyrtim nga Komiteti i Vaksinimit. Në ditët në vazhdim do ketë shqyrtim dhe vendim nga ana e Komitetit” ka deklaruar zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha.  Edhe specialistja e mjekësisë familjare, Aurora Dollenberg ka thënë se Kosova është vonuar për vaksinimin e moshave shkollore, sidomos tani kur edhe ka nis procesi mësimor prandaj, është tejet e nevojshme që sa më parë edhe fëmijët kosovarë nga mosha 12 vjeç e tutje të imunizohen. Ajo ka theksuar më tutje se fëmijët e moshave 12 vjeç e tutje duhet të vaksinohen me Pfizer dhe se kjo vaksinë nuk ka treguar efekte negative deri tani tek këto mosha. BioNtech i Pfizer-it ka vërtetuar tek miliona fëmijë që janë vaksinuar me këtë vaksinë në këtë  vaksinë me gjithë botën se është e tolerueshme dhe fëmijët nuk kanë treguar asnjë efekt anësor, ka saktësuar mjekja, Aurora Dollenberg.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …