Hill: Trajtimi i Kosovës nga Bashkimi Evropian nuk është konstruktiv

Ish ambasadori amerikan dhe ndërmjetësues në bisedimet paqësore në Rambouillet, ka deklaruar  për “Zërin e Amerikës” në gjuhën serbe situatën politike dhe e sigurisë në Ballkan e konsideron të pazgjidhur edhe 20 vjet pas Marrëveshjes së Deytonit dhe marrëveshjeve  që pasuan më vonë. Rajoni i Ballkanit ka pësuar për faktin se për shumë vende, pas marrëveshjes së Deytonit, ka ekzistuar ndjesia se Ballkani duhet vetë të zgjidhë problemet e tij. Duke folur për çështjen e Kosovës, ambasadori Hill  ka konstatuar se trajtimi i saj nga Bashkimi Evropian  nuk është konstruktiv,  meqë ka kaluar shumë kohë dhe pesë shtetet  anëtare të BE-së nuk po e  njohin pavarësinë e Kosovës. Kristofer Hill po merr pjesë në Konferencën dyditore, në Deyton ku po shënohet 20 vjetori i Marrëveshjes dhe arritjes së paqes në Bosnjë e Hercegovinë.

Kontrolloni gjithashtu

Janina Ymeri për Arben Vitinë: Si flen natën kur njerëzit kanë kancer, e ju rregulloni mindilin?

Deputetja Janina Ymeri i është drejtuar ministrit Arben Vitia me kritika për gjendjen në shëndetësi, …