leoni

Historianët e Deçanit kërkojnë dorëheqjen e Hotit pas nënshkrimit të marrëveshjes në SHBA

Historianët e Deçanit: Hoti duhet të dorëhiqet pas nënshkrimit të marrëveshjes në SHBA, e ka dëmtuar vendin

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ka reaguar pas marrëveshjes së arritur në Uashington, duke thënë se nuk mund të quhet  kjo marrëveshje historike e cila i ka sjelle shumë dëme të pariparueshme Kosovës. Sipas tyre, letra vet-nënshkruese nuk mund të quhet si marrëveshje, e aq me shumë marrëveshje historike, ngase ajo nuk ka logo shtetërore, dhe nuk ka preambule se marrëveshje me kënd nënshkruhet, pra mungon subjektiviteti kushtetuese që ndërlidhin marrëveshje mes vete. Duke e marrë për bazë shumë pika të “Marrëveshjes se Uashingtonit”, e posaçërisht atë për pronat e kishave dhe manastireve ortodokse në Kosovë, Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Avdullah Hoti, i cili me vet-nënshkrimin e letrave në Uashington me 4 shtator 2020, ka shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ngase ka përkrahur zbatimin e ligjeve të Millosheviqit.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …