leoni

Xhamia e Madhe

Historianët e Deçanit kërkojnë nisjen e punimeve për ndërtimin e xhamisë në Prishtinë

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan ka kritikuar nismën për ta kundërshtuar ndërtimin e xhamisë në lagjen Dardinia në Prishtinë dhe ka kërkuar nismën e punimeve për ndërtimin e saj. Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan i bën thirrje këtij grupi që të nisë një iniciative për të kundërshtuar marrjen e pronave publike nga Manastiri i Deçanit në Deçan dhe iniciativës tjetër që kundërshton institucionet serbe për fillimin e ndërtimeve dhe funksionalizimin e Kishës në oborrin e Universitetit të Prishtinës. Për më tepër, Lidhja e Historianëve “Ali Hadri”, dega në Deçan, inkurajon Bashkësinë Islame të Kosovës, Komunën e Prishtinës dhe institucionet e tjera në vend, që të vazhdojnë më planin e punës dhe sa më parë të fillojë ndërtimi i Xhamisë Qendrore në Prishtinë, e cila do të jetë pjesë e pandashme e dëshmisë se shqiptarët janë popull tolerantë dhe paqedashës, thuhet në mes tjerash në reagimin e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

AAK-ja ka vija të kuqe për Albin Kurtin, refuzon madje edhe postin e kryetarit për Ramush Haradinajn

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, deklaroi …