Ministrja Dhurata Hoxha beson se brenda këtij viti qytetarët e Kosovës do t’mund të shkojnë në BE pa viza

Dhurata Hoxha: Nuk kemi informata për takimet e zyrtarëve të Gjykatës Speciale me Vuçiqin

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, thotë se Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës duhet të konfirmojë nëse këto takime kanë ndodhur. Takimet e zyrtarëve të Speciales me Presidentin e Serbisë i ka konfirmuar zyrtari  i Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku. Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës nuk e ka komentuar fare  këtë veprim të Speciales, sepse ajo e di mirëfilli se nuk mund të ketë asnjë ndikim as e pyet kush.  Ministra Hoxha thotë se Ministria që ajo drejton nuk ka pranuar asnjë informatë as shkresë nga askush në lidhje me takimin e tillë. Kur të pranojmë një informatë zyrtare, do të reagojmë në bazë të asaj informate, ndërkohë që nuk e merr si zyrtare informatën e njeriut, zyrtarit të lartë të Qeverisë, i  cili e përfaqëson Kosovën në Beograd.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …