Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Është tepër vonë që të merakosemi për shkuarjen e Speciales në Beograd te Vuçiqi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi ka reaguar pas raportimeve se zyrtar të Gjykatës Speciale janë takuar me kryetarin e  Serbisë, Aleksander Vuçiq. Në një postim të tij ai ka shkruar:  Është tepër vonë që të merakosemi për shkuarjen e Speciales ke Vuçiqi. Krejt çka duhet thënë është se në rastin në fjalë kemi përzierjen e Gjyqësorit në politikën e  Beogradit?! Mbase, shkuarjen duhet parë edhe si vajtje në vendin më të duhur dhe të personi më i duhur për krime të luftës?! Ndoshta Gjykata Speciale ka renë në gjurmët e duhura se ku duhet kërkuar krimet e gjenocidi që është ushtruar në Kosovë për vite të tëra. A nuk ishte Vuçiqi që shihet e dëgjohet të thoshte: Për një serb të vrarë, do të vriten qindra e mijëra myslimanë?” As per shqiptaret nuk ka menduar ndryshe.

Edhe sikur mos të jetë kështu, të gjitha rrugët e kësaj Gjykate (Speciale), fillet i kanë në Beograd dhe aty duhet të përfundojnë! Në fund të fundit, themeli i Gjykatës Special është në institucionin më të lartë të Kosovës, këto institucione nuk duhet të ndërhyjnë në Specialen, ndërsa Beogradit nuk i kërkohet kjo mos ndërhyrje, përkundrazi nga ai kërkohet mbështetje profesionale?! Sido që të zhvillohen proceset, Beogradi (serbët) po dalin të terur, ndërsa Prishtina (shqiptarët) do të dalin si “pulat e lagura”! Nga politikanët që i kishim e i kemi në krye të institucioneve, nuk mund të pritej diçka tjetër! Kaq ishte kapitali i tyre e mbase kaq është edhe nderi i tyre?!

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …