Historiani serb, Cedomir Antiq: Kosovën tashmë e kemi humbur!

Historiani serb, Cedomir Antiq: Kosovën tashmë e kemi humbur!

Realitetin se Kosova është një shtet i pavarur dhe sovran, serbët kohëve të fundit kanë nisur ta pranojnë edhe publikisht. Së fundi historiani, Cedomir Antiq ka thënë se Serbia e ka humbur Kosovën qysh në vitin 2011 Sipas tij, fajtor për këtë ka qenë kriza ekonomike ndërkombëtare në periudhën 2009-2011 dhe presioni nga jashtë. “Serbia ka pasur disa argumente për të arritur një kompromis historik me shqiptarët, por i kemi humbur ato argumente, për shkak të politika të paqarta dhe mungesës së interesimit për tu marrë me këtë çështje”, ka thënë Antiq për Tanjug, transmeton lajmi.net. “Ne e kemi pranuar se serbët nuk janë pakica kombëtare dhe të kenë të drejta në Kosovë,. Serbët kanë bashkësinë e komunave e cila nuk ka kompetenca”, ka thënë historiani serb. Sipas tij, zgjidhja e problemeve mes dy vendeve do të bëhej vetëm me kompromis historik. “Vija e kuqe për zgjidhjen e çështjes mes Kosovës dhe Serbisë është një marrëveshje dhe kompromis historik”, shtoi ai. Ai ka folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel. “Pyes veten se çfarë kemi lënë pas marrëveshjeve të Brukselit. Pjesa tjetër e pranimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare veç dihet”, u shpreh Antiq. Sipas historianit serb, Kosova nuk do të mund të rikthehet më në gjirin e Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Matti Nissinen: Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, madje shumë shpejt

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka bërë të ditur se vendi i tij …