MI LOGO

HOMOLOGIMI HIQET PËR AUTOMJETET E REJA

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se duke u bazuar në legjislacionin në fuqi, ka filluar procedurat e liberalizimit të procesit të homologimit. Në kuadër të kësaj, ju informojmë se MIT ka marrë vendim që veturat e reja, të importuara nga kompanitë e licencuara, nuk do t’i nënshtrohen më homologimit nga kompania e autorizuar për të kryer atë. Për verifikimin e të dhënave nga prodhuesit, përgjegjës do të jenë kompanitë e autorizuara për shitjen e tyre në tregun e Kosovës. I njëjti verifikim do të vlejë edhe për blerësit kur kryejnë regjistrimin e veturave. Ky është një hap i ndërmarrë nga ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, drejt lehtësimit të procedurave dhe uljes së kostos të cilën duhet të paguajnë qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Në Mirash po vazhdojnë me intensitet të shtuar punimet për ndërtimin e rrugës kryesore  

Punimet për ndërtimin e rrugës kryesore në fshatin Mirash të komunës së Ferizajt po vazhdojnë …