Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka vendosur që kandidat i kësaj partie për kryeministër në zgjedhjet e 11 qershorit të jetë Avdullah Hoti. Lajmin e ka konfirmuar pas mbledhjes së Kryesisë, lideri i kësaj partie, Isa Mustafa. Avdullah Hoti aktualisht është ministër në detyrë i Financave dhe anëtar i Kryesisë së LDK-së. Më herët Hoti ka qenë nënkryetar i Komunës së Prishtinës. LDK-ja ende nuk ka zyrtarizuar ndonjë koalicion parazgjedhor.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
