Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti bën të ditur se shumë shpejt do të merren masa shtesë

Hoti: Nuk ka vend për panik dhe as nevojë për deklarata pompoze e defilime në vendngjarje

Duke shkruar për hyrjen e xhandarmarisë së Serbisë në fshatin Karaçevç të komunës së Dardanës, kryeministri, Avdullah Hoti ka shkruar se s’ka vend për panik e as nevojë për deklarata pompoze e defilime në vendngjarje. Ai ka shkruar se për të biseduar për këtë çështje, sot Ministri i Punëve të Brendshme është takuar me Komandantin e KFOR-it, Gjeneralin Risi, me të cilin kam komunikuar edhe vetë mbrëmë dhe sot. Në këtë takim është sqaruar se si ka ndodhur kjo ngjarje. Kam qenë në komunikim edhe me Kryetarin e Kamenicës, z.Qendron Kastrati, me të cilin së shpejti do të vizitojmë qytetarët tanë në ato fshatra. Siguria në Kosovë nuk mund të rrezikohet nga askush. Nuk ka vend për panik, dhe as nevojë për deklarata pompoze e defilime në vendngjarje, pa pasur idenë se si ka ndodhur ngjarja. Kufijtë e Republikës së Kosovës janë të sigurt dhe të njohur ndërkombëtarisht nga pjesa më e fuqishme dhe demokratike e botës. Në ditët në vijim do të merren veprime konkrete nga institucionet e sigurisë së Kosovës, në koordinim me mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë, përfshirë këtu patrullimet e përbashkëta me KFOR-in, ka shkruar kryeministri, Avdullah Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …