Avdullah Hoti

Hoti: Qeveria e Kosovës do t’i mbështesë në organizimin më të mirë të arsimit shqip dhe kulturës shqiptare

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë qëndrimit në Munih, ka takuar disa veprimtarë, të cilëve iu ka premtuar se Qeveria e Kosovës do t’i mbështesë në organizimin më të mirë të arsimit shqip dhe kulturës shqiptare. Hoti po ashtu ka premtuar se do të fuqizojnë lidhjet afariste. “Me miq e veprimtarë tanë në Mynih, të cilët i falënderoj për pritjen. Qeveria e Kosovës do t’i mbështesë në organizimin me të mirë të arsimit shqip dhe të promovimit të kulturës tonë. Do të fuqizojmë në veçanti lidhjet biznesore dhe promovimin e investimeve të tyre në Kosovë”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …