leoni

Hoxha: Për të shmangur ngecjet në proceset integruese, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme

Hoxha: Heqja e vizave për Kosovën nuk është prioritet për BE-në pa përfunduar zgjedhjet për Parlamentin Evropian

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, thotë se në takimet që ka zhvilluar në vende të ndryshme të BE-së ka kuptuar se heqja e vizave për Kosovën nuk është prioritet pa përfunduar zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Po ajo shprehet optimiste se vendimi për liberalizim të merret pas këtyre zgjedhjeve. “Po e ritheksoj se ne i kemi përfunduar detyrat tona dhe tani gjithçka varet nga shtetet anëtare. Në këto rrethana që po zhvillohen në BE nuk është prioritet çështja jonë dhe nuk është reale të pritet të ketë një vendim para zgjedhjeve. Në qershor kam thënë se po kërkojmë të futet në agjendë, nuk kam dhënë as afat, as imperativ ndaj nevojave tona, por vetëm mundësi nëse arrihet konsensusi në vendet anëtare për ta vënë në agjendë dhe të votojnë në Këshill”, ka thënë Hoxha. Ajo ka shtuar se në takimet që ka zhvilluar në vende të ndryshme të BE-së e ka kuptuar që heqja e vizave për Kosovën nuk është prioritet pa përfunduar zgjedhjet për Parlament Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …