leoni

Hoxha: Kosova ka ende plagë të hapura për shkak të mosndëshkimit të kryerësve të krimeve monstruoze gjatë luftës por edhe çështjen e të pagjeturve

Hoxha: Kosova ka ende plagë të hapura për shkak të mosndëshkimit të kryerësve të krimeve monstruoze gjatë luftës por edhe çështjen e të pagjeturve

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka thënë sot se çështja e të pagjeturve dhe kompensimi i viktimave të krimeve mbetet sfidë për organet e drejtësisë kosovare. Ajo gjatë një takimi me këshilltarin e lartë të Zyrës Global Criminal Justice me seli në Uashington, Ari Bassin, ka folur për  të arriturat në fushën e drejtësisë për çështjen e krimeve të luftës, kompensimin e viktimave të krimit dhe ndihmën e SHBA-ve për këto çështje. “Vendi ynë, ka ende plagë të hapura, jo vetëm për shkak të mosndëshkimit të planifikuesve të krimit dhe ekzekutuesve të krimeve monstruoze gjatë luftës së fundit në Kosovë nga forcat militare e paramilitare serbe, por edhe çështjen e të pagjeturve dhe kompensimi i viktimave të krimit”, ka thënë Hoxha. Ajo ka theksuar se ende ka shumë pak akuza të ngritura ndaj autorëve të krimeve monstruoze të kryera ndaj qytetarëve të  Kosovës, duke vënë në pah sfidat e këtij procesi, por edhe gatishmërinë e institucioneve tona për kompensimin e viktimave të krimit.  Ndërsa, këshilltari i lartë Ari Bassin, pranë zyrës Global Criminal Justice, theksoi rëndësinë e ndëshkimit të krimit, duke i dhënë mbështetje iniciativës së kryetarit Hashim Thaçi “Për të vërtetën dhe Pajtimin”, si dhe kompensimin e viktimave të krimit në luftën e fundit në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …