Hoxhaj: Për postin e kryetarit të vendit PDK nuk ka vota për një kandidat i cili do të vinte nga koalicioni qeverisës

Hoxhaj: Kemi nevojë për një mobilizim shoqëror për të përkrahur zhvillimin e universiteteve e jo mbylljen e tyre

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se është i kuptueshëm reagimi publik gjatë 24 orëve të fundit lidhur me vendimin për moslejimin e regjistrimit të studentëve të rinj në tri universitetet publike të vendit. “Megjithatë, si PDK dhe qeveri mbesim të përkushtuar për të ndërmarrë sa më shpejt veprime të harmonizuara të të gjitha institucioneve që kanë përgjegjësi dhe kompetenca. Ligji për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës parasheh akreditim në dy nivele – institucional dhe të programeve, prandaj një vendim i ri para fllimit të vitit të ri akademik është i domosdoshëm”, ka shkruar Hoxhaj. Hoxhaj, po ashtu, ka thënë se është koha e duhur për të bërë edhe një rishikim të mirëfilltë të cilësisë, gjendjes në universitete dhe mbrojtjen e të drejtave të studentëve për t’u shkolluar. “Kemi nevojë për një mobilizim shoqëror për të përkrahur zhvillimin e universiteteve sepse mbyllja e tyre nuk është zgjidhje”, ka shkruar Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …