Enver Hoxhaj: Qeveria Kurti në vend se të lehtësoj barrën ekonomike të qytetarëve ,po i përgjysmon shtesat financiare

Hoxhaj-Daçiqit: Nëse dialogu i brendshëm në Serbi nuk ka për qëllim njohjen e Kosovës do të dështojë

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq në lidhje me qëllimet e Serbisë në dialogun e brendshëm për Kosovën.Hoxhaj ka thënë se nëse dialogu nuk çon drejt njohjes së Kosovës shtet i pavarur, atëherë ai është i destinuar të dështojë. Hoxhaj ka thënë se nuk mund të flitet për normalizim marrëdhëniesh përderisa Serbia vazhdimisht organizon fushata kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata dhe mekanizma ndërkombëtare. “Ministrit të Jashtëm serb Ivica Daçiq: nëse dialogu i brendshëm nuk ka për qëllim njohjen e pavarësisë së Kosovës, atëherë është i barasvlefshëm me dështimin. Dhe nëse Serbia vazhdimisht bën fushata kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, për çfarë normalizimi po flasim?”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Twitter”. Javëve të fundit, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka bërë publike idenë për dialog të brendshëm në Serbi, për zgjidhjen e problemit me Kosovën, duke iu referuar një zgjidhjeje të përhershme, e cila u mirëprit në Kosovë si hap i parë drejt pajtimit në mes të shoqërive të të dy shteteve.

Kontrolloni gjithashtu

David Kanin: Për të pasur një zgjidhje të qëndrueshme, ajo duhet të vijë nga vetë protagonistët e jo të imponohet nga jashtë

David Kanin: Albin Kurti është figurë jo popullore jashtë Kosovës, tani do të përballet me Amerikën

Ish-analisti i mirënjohur  në CIA, aktualisht profesor i Studimeve Evropiane, Dejvid Kanin, ka komentuar fitoren …