Hoxhaj: Mungesa e perspektivës euro-atlantike për Ballkanin Perëndimor krijon hapësirë për ndikimin e Rusisë

Hoxhaj: Mungesa e perspektivës euro-atlantike për Ballkanin Perëndimor krijon hapësirë për ndikimin e Rusisë

Me ftesë të Federatës Universale të Paqës, zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj, të shtunën ka marrë pjesë në Samitin e Paqës të Evropës Juglindore, që po mbahet në Tiranë. Në fjalën drejtuar të pranishmëve, ai ka theksuar se pavarësia e Kosovës është gurthemel i paqes në rajon. “Mungesa e perspektivës euro-atlantike për Ballkanin Perëndimor krijon hapësirë për ndikimin e Rusisë në destabilizimin e rajonit. Prandaj, BE duhet të jetë fer me shtetet e rajonit dhe të ofrojë perpektivë të qartë për ata që i kryejnë reformat në kuadër të procesit”, ka thënë Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ sqaron rregullat e fushatës, partitë me aktivitete deri më 28 dhjetor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar për të drejtat dhe aktivitetet që subjektet politike mund …