SHBA-të kërkoijnë që të heqet taksa, kurse Kurti thotë se kjo do të ndodhë kur të vendoet reciprociteti

Kurti thotë se nuk do ta lejojmë Jugosllavinë e katërt, por me Kosovën dhe Shqipërinë do të bashkohemi si dy Gjermanintë

Nuk duhet ta lejojmë Jugosllavinë e katërt shprehet kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ndërsa pyetet për shengenin Ballkanik. Sipas tij më këtë mini-shengen Serbia ka pasur qëllim Jugosllavinë e 4-të. Ai thotë se duhet të jemi të kujdesshëm, do ndërtojmë republikën e 3-të të Kosovës. “Serbia është e angazhuar për të krijuar një platformë të re për Serbinë  madhe. Serbisë i nevojitet një platformë për t’u zgjeruar dhe Jugosllavinë e katërt nuk duhet ta lejojmë, është synimi i Serbisë. E kanë kuptuar që në procesin e Berlinit nuk e bëjnë dot prandaj ne duhet të jemi të kujdesshëm. Janë gabim krahasimet që janë bërë Franca me Gjermaninë dhe shqiptarët me serbët se ata i kanë rregulluar kufijtë. Duhet të jemi të kujdesshëm, do ndërtojmë republikën e 3-të të Kosovës. Kosova dhe Shqipëria duhet të bëhen si dy Gjermanitë”, ka theksuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …