Enver Hoxhaj thotë se taksa po shkakton probleme për politikën e jashtme, dialogun dhe marrëdhëniet me SHBA-në

Hoxhaj: Opozita sot hapur ka dal kundër liberalizimit të vizave, është për keqardhje sjellja e partive opozitare

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se sot opozita kosovare i ka thënë jo liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Në një postim pas takimit me Grupin Punues nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave (COWEB), të cilët po e vizitonin Kosovën për herë të parë, e ku theks i veçantë i vizitës së tyre ishte liberalizimi i vizave, Hoxhaj tha se sjellja e përfaqësuesve të opozitës ka qenë për keqardhje. Ai tha se me gjithë agjendat dashakeqe të një pjese të politikës në Kosovë, lajmi i mirë për vizat do të vijë shumë shpejt. “Opozita sot hapur ka dal kundër liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Është për keqardhje sjellja e përfaqësuesve të disa partive opozitare në takimin me diplomatët e shteteve anëtare (COWEB) që po e vizitojnë Kosovën për herë të parë. Liberalizimi i vizave nënkupton liri udhëtimi për të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë edhe për anëtarët e opozitës. Lajmi i mirë nuk do të vonoj me gjithë agjendat dashakeqëse të një pjese të politikës në Kosovë”, ka shkruar Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …