Brickos

Hoxhaj: PDK bëhet pjesë e qeverisë vetëm të dalë fituese e zgjedhjeve, tani jemi në kërkim të vetvetes në politikë

Hoxhaj: PDK bëhet pjesë e qeverisë vetëm të dalë fituese e zgjedhjeve

Enver Hoxhaj, deputeti dhe anëtari i kryesisë së PDK-së ka thënë se kjo parti do të jetë në qeveri vetëm kur t’i fitojë zgjedhjet dhe kur të dalë subjekti i parë dhe me kushtin e vetëm që ta udhëheqë ekzekutivin. Hoxhaj ka shtuar se PDK-ja është në kërkim të vetvetes në politikë. “Jemi në komunikim me qytetarë të shtresave të ndryshme, me të rinj, të reja, profesionistë të ndryshëm, derisa ta kemi një kauzë të re politike, një program të ri, një vullnet të qartë se çfarë dëshirojmë të bëjmë”, ka thënë ai. Hoxhaj është shprehur i sigurt që kurdo të mbahen zgjedhjet, PDK-ja do të dëshmohet si subjekt serioz. Por, ka shtuar se ajo për të cilën ka nevojë vendi, nuk është një Qeveri në detyrë.

Kontrolloni gjithashtu

Irani i bëri thirrje Amerikës, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë që të ndërpresin mbështetjen e tyre ndaj Izraelit

Irani i bëri thirrje Amerikës, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë që të ndërpresin mbështetjen e tyre ndaj Izraelit

Zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Iranit, Abulfazli Shekarhi i bëri thirrje Amerikës, Britanisë së …