Hoxhaj: PDK do të angazhohet për lehtësimin e procedurave të pajisjes me pasaportave për shqiptarët e Kosovës Lindore

Hoxhaj: PDK do të angazhohet për lehtësimin e procedurave të pajisjes me pasaportave për shqiptarët e Kosovës Lindore

Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka takuar kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi, me tw cilin ka diskutuar për çështjen e Kosovës Lindore dhe sfidat me të cilat po përballen qytetarët shqiptarë atje. Në profilin e tij në “Facebook”, Hoxhaj ka shkruar se PDK do të angazhohet për lehtësimin e procedurave të pajisjes me pasaportave të Kosovës për shqiptarët e Kosovës Lindore për ta kultivuar një lidhje edhe më të fortë me Kosovën.“Me kryetarin e Preshevës, mikun tim Shqiprim Arifi, diskutuam për çështjen e Luginës së Preshevës dhe sfidat me të cilat po përballen qytetarët shqiptarë atje. Qeveria e re e udhëhequr nga PDK do të luftojë me të gjitha rrugët diplomatike fushatat e egra të Serbisë ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës, përfshirë atë të fshirjes së adresave. PDK do të angazhohet edhe për lehtësimin e procedurave të pajisjes me pasaporta të Kosovës për shqiptarët e Luginës për ta kultivuar një lidhje edhe më të fortë me Kosovën”, ka shkruar Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Bedri Hamza shfaq dyshime lidhur me komunikimin e njërit prej organizatorëve të sulmit në veri të Kosovës me Mimoza Kusarin

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka ngritur një zë kritik në lidhje me dialogun me …