Hydajet Hyseni: Padrejtësi të një drejtësie të padrejtë

Hydajet Hyseni më në fund fitoi vendin e deputetit në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje

Kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës, veprimtari i njohur, politikani shumëvjeçar dhe ish i burgosuri politik, Hydajet Hyseni, më në fund fitoi vendin e deputetit në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Ai me tetë deputetë të tjerë zëvendësuan ministrat e kabinetit Kurti. Duke marrë parasysh se zëvendësimi bëhet në bazë të deputetit i cili është votuar më së shumti fillimisht dhe gjinia si kriter i dytë, këta janë deputetët të cilët do të zëvendësojnë ministrat e zgjedhur:

ENVER HALITI M 7 492

SHQIPE ISUFI F 7 481

MIRSAD SHKRETA M 7 370

GRAMOS AGUSHOLLI M 6 740

ALBAN BAJRAMI M 6 631

JAHJA KOKAJ M 6 485

HYDAJET HYSENI KALOSHI M 6 339

YLLZA HOTI F 5 929

GRESA BYTYQI KELMENDI F 5 334.

 

Hydajet Hyseni, dikur, në zgjedhjet e përgjithshme kishte marrë mijëra vota në Lidhjen Demokratike të Kosovës, më vonë po ashtu kishte qenë ndër më të votuarit edhe në Partinë Demokratike të Kosovës, ndërsa në Lëvizjen Vetëvendosje ndodhej në radhët e fundit, në tri zgjedhjet paraprake parlamentare. Megjithatë, tani ka siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës, bashkë me disa ish të burgosur politikë, si Gani Krasniqi, Fatmir Humolli e ndonjë tjetër.

Ajo që bie në sy është fakti se të gjithë ish të burgosurit politikë që militojnë në Vetëvendosje, të gjithë tok,  nuk kanë marrë vota, as sa një deputet me prejardhje nga koha  e bashkim-vëllazërimit, tani zyrtar aktual në Qeverinë e Kosovës, apo deputet në Kuvend. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …