Më një ceremoni zyrtare, Albin Kurti edhe zyrtarisht e merr detyrën e kryeministrit të ri të Republikës së Kosovës

Më një ceremoni zyrtare, Albin Kurti edhe zyrtarisht e merr detyrën e kryeministrit të ri të Republikës së Kosovës

Albin Kurti edhe zyrtarisht ka marrë detyrën e kryeministrit të ri. Detyra atij i është dorëzuar në një ceremoni zyrtare të organizuar nga ish-kryeministri, Avdullah Hoti. Ceremonia e pranim-dorëzimit është zhvilluar me agjendë shtetërore, më prani të gardës ceremoniale të FSK-së dhe intonimit të himnit shtetëror. Dy kundërshtarët politik, Hoti e Kurti janë parë teksa flasin diçka mes vete mirëpo se nuk janë dëgjuar fjalët që ata kanë thënë. Kujtojmë se partia e Kurtit, Vetëvendosje doli fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit me mbi 50% të votave. Së bashku me pakicat, ajo arriti të marrë 67 vota në Kuvendin e Kosovës për të miratuar qeverinë. Qeveria e Albin Kurtit do të përbëhet nga 15 ministri.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …