Hykmete Bajrami shpërthen në Kuvend: Vjedhje klasike ndaj qytetarëve përmes faturave të rrymës

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka hedhur akuza të rënda ndaj institucioneve përgjegjëse dhe kompanive të energjisë, duke i fajësuar për keq menaxhim dhe dëmtim të drejtpërdrejtë të qytetarëve përmes faturimit të energjisë elektrike. Ajo deklaroi se problemet me faturat e rrymës nuk janë thjesht gabime teknike, por sipas saj përbëjnë “vjedhje klasike” ndaj konsumatorëve, që kanë nisur me vendosjen e bllok-tarifave. “Nuk janë thjesht gabime teknike, është vjedhje klasike që po u bëhet qytetarëve prej kohës kur janë vendosur bllok-tarifat,” tha Bajrami, duke shtuar se qytetarët detyrohen të ndryshojnë mënyrën e konsumit të energjisë për të shmangur tarifat më të larta, por prapë përballen me fatura të rritura. Ajo kritikoi edhe mënyrën e funksionimit të sistemit tarifor, duke theksuar se masat që po merren janë vetëm simbolike dhe nuk ka asnjë kompensim për dëmet e shkaktuara. Bajrami vuri në shënjestër edhe Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës, duke e akuzuar se nuk ka reaguar në mënyrë të duhur ndaj problemeve me njësorët elektrikë, si dhe kompanitë e energjisë KEDS dhe KESCO, të cilat sipas saj po operojnë pa kontroll të mjaftueshëm institucional.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku feston rezultatin zgjedhor: “Hovin s’ka mujt me ma ndalë Serbia, e më së paku Albini”

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka shprehur kënaqësinë e tij me rezultatin e …