Në 27-vjetorin e rënies së dëshmorit Hamëz Ali Thaçi në frontin e Koshares, në mjediset e shkollës fillore që mban emrin e tij në Xërxë, bëmë homazhe dhe nderuam figurën e këtij luftëtari.
Është kënaqësi kur nxënës e mësimdhënës, veteranë e invalidë të luftës, veprimtarë të çështjes kombëtare dhe qytetarë të shumtë, e kujtojnë me respekt dëshmorin që luftoi e ra në fushë të nderit në frontin e nxehtë të luftës së Koshares.
Me këtë rast, fola për përkushtimin atdhetar të dëshmorit Hamëz Ali Thaçi, i cili që në ditët e para të luftës në Anadrini, u bashkua me UÇK-në në Drenoc, ndërsa rrugëtimin e tij luftarak e përmbylli në Koshare. Po ashtu, patëm kënaqësinë të dëgjojmë poezi të interpretuara nga nxënësit e kësaj shkolle kushtuar dëshmorit, si dhe evokime kujtimesh nga bashkëluftëtarët dhe bashkëqytetarët e dëshmorit.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
