Hydajet Hyseni: Padrejtësi të një drejtësie të padrejtë

Hyseni: Adem Demaçi është histori e gjallë dhe si e tillë meriton jo vetëm respektin por edhe dashurinë

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës u hap ekspozita me libra dhe fotografi nga jeta e simbolit të rezistencës sonë kombëtare, Adem Demaçi. Duke folur për jetën e tij heroike, kryetari i Shoqatës së Burgosurve Politik Hydajet Hyseni tha se Adem Demaçi paraqiste rrezik për autoritetet shoviniste jugosllave të asaj kohe. Ai tha se, Demaçi është një histori e gjallë dhe si e tillë meriton jo vetëm respektin, por edhe dashurinë. Drejtori i Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” të Kosovës, Fazli Gajraku tha se ky koleksion me libra dhe fotografi të Adem Demaçit sfidon edhe arkivat e Kosovës, pasi që tregon historinë prekëse të Demaçit, gjyqin, burgun, qelinë, ndëshkimin, vetminë e shumë të tjera, të cilat deri tani nuk ishin të publikuara. Ekpozita është organizuar nga Shoqata e të Burgosurve Politik, Biblioteka Kombëtare, Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe Instituti i Historisë “Ali Hadri”.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …