Brickos

Kryetari, Hashim Thaçi priti në takim kryetarin e Ulqinit, Nazif Cungu

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi priti në takim kryetarin e Ulqinit, Nazif Cungu. Ata biseduan për marrëdhëniet e Kosovës me Malin e Zi dhe për gjendjen e shqiptarëve në këtë shtet. Në vazhdim të bisedës, kryetari, Hashim Thaçi i tha kryetarit të Ulqinit, Nazif Cungut, se shqiptarët e Malit të Zi do të kenë vazhdimisht mbështetjen e tij personale dhe të Republikës së Kosovës. Ai shtoi më tutje se marrëdhëniet mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi gjithnjë e më shumë janë duke u përmirësuar dhe popullsia shqiptare në Mal të Zi është një urë e rëndësishme komunikimi dhe lidhjeje mes dy shteteve. Kryetari i Ulqinit, Nazif Cungu uroi kryetarin, Hashim Thaçi për marrjen e detyrës së re dhe theksoi se kur Kosova është qetë edhe shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre në shtetet e tjera qetësohen, mirëpo kur Kosova është e tensionuar, ata ndihen shumëfish të shqetësuar.

Kontrolloni gjithashtu

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat mes fshatrave Koshare, Slivovë, u zhvillua Beteja mes forcave turke dhe atyre shqiptare

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat e fushat  mes fshatrave Koshare, Slivovë, një …