Hysni Beqiri: Isa Ferat Beqiri, një jetë e tërë kushtuar kombit e Atdheut

Hysni Beqiri: Isa Ferat Beqiri, një jetë e tërë kushtuar kombit e Atdheut

Njëri ndër emrat me të dalluar të celulave të para të ushtrisë çlirimtare të Kosovës, pa dyshim që është emri i Isa Ferat Beqiri. Ai u lind më 14.10.1940, në fshatin Baks të Skenderajt. Rrjedh nga një familje bujare, me tradita të pasuara e të shquara për trimëri e atdhedashuri. Prindi i tij Ferati, njihej si burrë i zgjuar, i dashur e vizionarë, tipare këto që do ti trashëgonte edhe vetë Isa. U rrit dhe u edukua në vendlindje, përpos që zotëronte shkathtësi,

Isa shquhej edhe për format organizative dhe manifestimeve të ndryshme brenda shoqërisë. Ditët po kalojnë, situata po vështirësohet çdo herë e me shumë, edhe Isa është rritur. Regjimi serb po përdor forma të ndryshme të torturave, tani vendi thellohet në krizë. Drenica po tundet në dallgët e mëshirës se kohës, e koha është vënë në kërkim të burrave që i dalin zot vatanit. Si i ri, Isa fillojë aktivitetin e tij, përpos që gëzonte trimëri, shquhej edhe për forma të ndryshme të organizimit dhe sabotazheve. Kjo do ti bie në sy armikut, për të cilën Isa do të burgoset disa herë. Dalja e tij nga burgu, nuk do ta zbeh aspak misionin, ndryshe ai është formuar dhe kalitur për të vazhduar tutje. Kontaktet e tij me shokët si, Adem e Hamëz Jashari, Sahit e Musë Jashari, Ilaz e Xhemë Kodra, Fadil dhe Sami Kodra, Beqir Meha, Sami Lushtaku e Jakup Nura, po e lehtësojnë formën e organizimit të një force të armatosur, e që me krenari do të quhej Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Hysni Beqiri: Isa Ferat Beqiri, një jetë e tërë kushtuar kombit e Atdheut

Shtëpia e Ises, u bë çerdhe e luftëtarëve të lirisë, nga kjo shtëpi u organizuan shumë aksione kundër armikut. Vlen të vihet në spikamë beteja e Likoshanit dhe Qirezit, ku Isa ishte edhe njëri ndër protagonistet kryesorë. Në këtë betejë ballë për ballë me forcat serbe në një distancë 10 metra po zhvillohej një luftë e ashpër.

Trimat si Rexhep Rexhepi, Beqir Rexhepi, Brahim e Zeqir Rexhepi, Rasim Kiçina, Jahir Hajdari, Isa Ferati, Musë Jashari, Sabit Geci e Sabit Lladrofci, Skender Gjeli, armikut, po i shkaktonin humbje të konsiderueshme si në polic ashtu edhe në artileri. Lufta po zhvillohej në dy grupe, njëra prej kullës se Brahim Ajet Rexhepit, ndërsa grupi tjetër po rezistonte të gjashtë lisat në Likoshan. Në pamundësi të thyhet rezistenca luftëtarëve të lirisë, forcat ushtarake serbe, përpos tankeve kanë intensifikuar luftën edhe nga ajri me plot helikopterë. Gjatë kësaj rezistence, nga ana e trimave bien heroikisht, Rexhep Rexhepi, Beqir Rexhepi, Muhamet Xheli me të birin Naser Xhelin, dhe plagosën Musë Jashari, Sabit Geci dhe Sabit Lladrofci. I tërë fshati po vihet në tym e flakë, pushka e lirisë po japë jehonë. Ndërsa nga ana tjetër krismat e një snajperi po e detyrojnë të ulej një helikopter që veç e kishte kapluar flaka. Kishte mbërritur Adem Jashari, dhe nga një pozicion po ua pamundëson lëvizjen helikopterëve. Të paçim për jetë Drenica ime, po këtë e pritem me shekuj u brohorit shokëve Isa Ferati nga  Baksi. Armiku barbar, në pamundësi të zhvillojë luftën me trimat e lirisë, filloi ti shfryjë epshin mbi civilët e pa fajshëm, atë ditë vrau dhe masakroj fëmijë, gra e pleq. Bota u trondit nga krimet monstruoze, dhe tani po hapej një faqe e re e historisë që botën do zgjoi nga gjumi. Ndërsa motivi për ta vazhduar luftën, po rritej çdo ditë e me shumë.

Rënia e komandantit legjendar dhe e familjes Jashari, po e prekë thellë Isën dhe gjithë bashkëluftëtarët, por njëkohësisht shton krenarinë dhe ngritë moralin ndër luftëtarë. Isa bashkë me shokë shpejt do ti mobilizoi formacione të reja ushtarake, dhe UÇK-ja, po rritet çdo ditë e me shumë, në të, tani po radhitën me shumë dëshirë bijtë dhe bijat me të mira të kombit. Forcat ushtarake serbe, po ndërmarrin ofensiva të njëpasnjëshme, tani makineria vrastare serbe po hakmerret mbi civilët e pafajshëm.

Ishte 30 Prilli  i vitit 1999 ,ende pa aguar dita, një zhurmë e tankeve po jep një alarm të keq. Fshatrat Qirez, Baks, Dashefc, Shtuticë, Vërboc, Gllanasellë e shumë tjera për rreth ishin rrethuar nga të gjitha anët. Në malet e këtyre fshatrave ishin të strehuar mbi 10 mijë civil, kryesisht të rinj, të pa armatosur dhe në mungesë të gjërave elementare e shpesh edhe bukës. Granatimet filluan me të aguar dita, rrethi sa vije e ngushtohej, forcat paramilitare serbe të mbështetura nga makineria e rëndë, asgjësonin çfarëdo që gjenin përballë. Ishte ditë e zezë, bishat serbe kishin ardhur me qëllimin e vetëm, asnjë të mos mbetet i gjallë. Ushtria çlirimtare e Kosovës kishte zënë disa pika, në njërën anë po luftonte komandanti Ilaz Kodra, në anën tjetër po i ndihmonte Isa bashkë me vëllain Muhametin, Sheremetin dhe nipin Samiun. Vlen të veçohet momenti kur Isa, pa këmbësorinë që po i afrohej një turme civilësh për ti kapur të gjallë. Bashkë me vëllezërit e nipin, Isa shtiu mbi ta, dhe duke lënë disa të vrarë arrin ti zmbraps bishat e ti shpëtoj civilet që kishin mbetur në mëshirë të fatit. Të njëjtën gjë e bënte edhe komandanti Ilaz Kodra, Avni Nura, Halit Baksi, si dhe Nysret Rama me grupin e tij nga drejtimi i Shtuticës. Duke luftuar ballë për ballë në mbrojtje të civilëve, bie heroikisht komandanti Ilaz Kodra, Antigona Fazliu, Nysret Rama e shumë luftëtarë të tjerë, dhe plagoset rëndë luftëtari Avni Nura.

Lufta do të vazhdojë edhe për disa javë, Isa do ti printe betejave kudo. Një jetë e rëndë plot peripeci, dhimbje për shokët që kishin rënë, obligim për ti mbrojtur mijëra civil të asaj ane, po e rëndojnë mbi supe bacën Isë ashtu të shtyrë në moshë. Derisa një ditë aguan rrezet e arta të lirisë. Në nderim të shokëve të rënë, Isa po e shijonte lirinë, gjersa sëmundja e rëndoj një ditë, dhe duke lënë pas vete një bagazh të madh.

Me datën 5 dhjetor të vitit 2013 i mbylli sytë përgjithmonë. Isa e jetësoi ëndrrën, emri tij i skalitur shfaqet në rrugë e institucione, kolosi u bë pishtar që udhë rrëfen ndër breza. Lavdi veprës dhe jetës së tij.

Kontrolloni gjithashtu

Hilë Lushaku: Pandeli Cale, (1879- 1923) korçari që dha gjithçka për Shqipërinë

Hilë Lushaku: Pandeli Cale, (1879- 1923) korçari që dha gjithçka për Shqipërinë

Atdhetati i mirënjohur, nënshkruesi i Aktit të Pavarëçsisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 1912, Pandeli …