leoni

Hysni Gashi

Hysni Gashi: Partitë politike i fërkojnë duart për t’ia zënë vendin kryetarit, Hashim Thaçi

Ndonëse Kosova ka presidentin deri ne vitin 2021,si duket partive ne qeveri nuk po i pritet një gjë e tillë dhe po i fërkojnë duart që sa me parë presidenti Hashim Thaçi të ftohet nga Gjykata Speciale për ta bërë pazar dhe për t’ja zënë vendin këtij të fundit.

Krerët e LDK-së thonë se presidenti i takon kësaj partie, po ashtu edhe AAK-ja e kërkon presidentin. LDK ne anën tjetër nuk heq dorë, pra LDK kryeministrin, kryeparlamentarin dhe presidentin.

Ne anën tjetër thonë se presidenti kalon nëpër zyre të LDK-së. Duke mohuar se kryeministri Avdullah Hoti i LDK-së  kaloi nepër zyre të AAK-së, Nismës. Listes Serbe.

Prandaj krerët LDK-së si çdo herë edhe ketë herë mosmirnjohës madje mendojnë se Kosova e bota sillet pas tyre dhe zyres se tyre dhe kjo parti duhet t’i ketë të gjitha pozitat kyçe të institucioneve të shtetit,ndërsa partit të tjëra asgjë.

Mendoj se parteriteti dhe as presidenti nuk zgjidhet kësisoj e aq me tëpër ne ketë kohë pa kohë,kur të gjithë armiqt e Kosovës janë bër bashkë e ngrit ne këmbë, përmes Gjykates Speciale ta rrezojnë presidentin. Ne Kosovë bëjnë garë e vrapojnë për ta bërë pazar dhe për t’ia zënë vendin.

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …