Brickos

Hysni Gucati

Hysni Gucati: Naim Beqiraj u maltretua në Stacionin Policor të Graçanicës, vetëm pse kishte librezën e veteranit të UÇK-së

Kryetari i veteranëve, Hysni Gucati, ka thënë se Naim Beqiraj është maltretuar në stacionin policor në Graçanicë, vetëm pse ka pasur librezën e veteranit të UÇK-së, “Është një fyerje e rëndë dhe turp i madh që i është bërë veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Beqiraj nga policia e Kosovës të stacionit policor të Graçanicës, të cilin e kanë maltretuar vetëm pse është veteran i UÇK-së dhe është i pajisur me librezë të veteranit.  Ne kërkojmë nga organet kompetente të  Kosovës të merren me rastin në fjalë, dhe të marrin masa ndaj policëve të cilët e kanë maltretuar Naimin”, ka shkruar Gucati.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …