Në kohë të krizës me Greqinë, Turqia ka gjetur burime të konsiderueshme gazi në Detin e Zi

Në kohë të krizës me Greqinë, Turqia ka gjetur burime të konsiderueshme gazi në Detin e Zi

Në një moment kur tensionet mes Turqisë dhe Greqisë janë rritur, Turqia ka bërë me dije se ka gjetur burime të konsiderueshme gazi në Detin e Zi. Sipas autoriteteve turke janë gjetur burime të konsiderueshme gazi, një zbulim i cili mund të ndihmojë vendin të shkurtojë varësinë e tij nga importi i energjisë nëse gazi mund të nxirret në treg, shkruan Reuters. Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan e konsideroi këtë si një lajm të mirë të cilin do ta publikojë të premten duke thënë se një “periudhë e re” po fillon për Turqinë. Autoritetet turke pretendojnë se burimet e gazit të gjetura në Detin e Zi do të plotësojnë potencialisht nevojat e energjisë së Turqisë për 20 vjet. Anija e shpimit të Turqisë, “Fatih”, ka operuar që nga fundi i korrikut në një zonë eksplorimi të njohur si Tuna-1, rreth 100 milje detare në veri të bregdetit turk, në perëndim të Detit të Zi. Ka një gjetje të gazit natyror në pusin Tuna 1. Rezerva e pritshme është 26 trilion metra kub ose 800 miliardë metra kub, dhe plotëson afërsisht 20 vjet të nevojave të Turqisë”- thonë autoritet turke.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …