Shteti holandez ua refuzon vizat, familjarët nuk mund ta vizitojnë kryetarin e OVL-UÇK-së, Hysni Gucatin

Hysni Gucati: Nuk është e vërtetë që kam thënë se dëshmitarët që kanë qenë kundër UÇK-së, janë vrarë

Në seancën gjyqësore kundër Hysni Gucatit Prokurorja Boliçi e  e ka pyetur atë  nëse deklarimet e tij të mëparshme nënkuptojnë që të gjithë dëshmitarët kundër ish-pjesëtarëve të UÇK janë bashkëpunëtorë të serbëve, Gucati ka mohuar të ketë thënë diçka të tillë. Kur prokurorja e ka pyetur nëse ka dëshmitarë të vrarë pasi të njëjtit kanë dëshmuar kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Gucati ka kërkuar që fjalët e tij mos të nxjerrën nga konteksti por shkrimet e mëhershëm të lexohen të plota. “Ku kam përmendur që të gjithë shqiptarët janë kundër. Ma gjeni një fakt apo një argument që unë pasna thënë të gjithë, ku dy milionë shqiptarë jetojmë ne në Kosovë apo serb, rom, turq, e të gjithë. Nuk është e vërtetë, nuk është në jetën time kjo… Mos nxirrni fjalë nga konteksti, çfarë juve ju duhen. Lexoni komplet, nëse doni atëherë ju kisha lutë gjyqtarë të nderuar të lexohet teksti deri në fund. Nuk është e vërtetë që kam thënë unë që dëshmitarët që kanë qenë kundër UÇK-së janë vra. Unë i bëj thirrje personit në fjalë nëse di një rast të jetë burrë mos të ketë frikë të dëshmojë ”, ka thënë ai. Gucati ka thënë se çdo vrasje që ka ndodhur duhet të zbulohet, por sipas tij diçka e tillë nuk duhet të bëhet me padrejtësi dhe shantazhe.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të …