A. Hoti: Qeveria të kujdeset për realizimin e Marrëveshjes së Uashingtonit, ndryshe nuk do ta kenë gjatë qeverisjen

I nominuari për kryeministër, Avdullah Hoti i prezanton prioritetet dhe qëllimet kryesore të qeverisë së re

I propozuari për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, në seancën e sotme të Kuvendit ka shpalosur disa nga qëllimet kryesore të qeverisë që ai synon ta udhëheq. Ai ka thënë se qeveria që ai synon ta udhëheq,  synon ta mbrojë rendin demokratik, dhe lirinë e shprehjes pa linçime. Hoti tha se askush nuk guxon ta cënoj konsensusin e 17 shkurtit, kur edhe u shpall pavarësia e Kosovës. Ai po ashtu tha se sistemi ekonomik dhe shëndetësor i Kosovës është vënë në sfidë të vështirë nga virusi. Në këtë kuadër, siç tha Hoti qeveria e tij do të ketë dy prioritete të menjëhershme si lufta kundër COVID-19 dhe rimëkëmbja ekonomike. “Krahas këtyre, do të jenë edhe forcimi i shtetit, avancimi i Demokracisë, luftimi i korrupsionit, rritja e punësimit, zhvillimi i tregut të lirë, marrjen e përgjegjësive për dialogun në bashkëpunim me BE-në dhe SHBA-të”, tha Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …