Veseli: LV dhe LDK i mashtruan qytetarët duke ju ofruar shpresë por për 100 ditë degraduan të arriturat që 20 vite

Veseli: LV dhe LDK i mashtruan qytetarët duke ju ofruar shpresë por i degraduan të arriturat për 20 vite

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë seancën e sotme se Vetëvendosje dhe LDK i mashtruan qytetarët e Kosovës duke ju ofruar shpresë e në anën tjetër për 100 ditë qeverisje degraduan çdo të arritur të shetit në 20 vite liri duke shkaktuar rrezik ncional për vendin. Lideri i PDK-së tha se Albin Kurti po ikë prej vetes, jo prej të tjerëve, por e ka dëmtuar rëndë Kosovën dhe këtë, qytetarët do ta përjetojnë në shtëpitë e tyre shumë shpejt. Ai tha se në këto 100 ditë, Kosova u qeveris nga një mendësi e paranojave, që shpik armiq në shtëpinë e vet, që shpik armiq në shtëpitë e miqve më të mirë të Kosovës. Veseli theksoi se votimi që do të ndodhë sot është vazhdimësi mashtrimi dhe Partia Demokratike e Kosovës nuk do ta votojë qeverinë e re.

Kontrolloni gjithashtu

Rashit Qalaj

Rashit Qalaj akuzon Albin Kurtin për bllokimin e institucioneve

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Rashit Qalaj, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se …