Brickos

Dy vjet nga miratimi dhe ndryshimi i mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës

Ibrahim Shala thotë se 650 ushtarë të rinj pritet të bëhen pjesë e Ushtrisë së Kosovës pas përfundimit të fazave testuese

Zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes, Ibrahim Shala ka deklaruar se  650 ushtarë të rinj pritet të bëhen pjesë e Ushtrisë së Kosovës pas përfundimit të fazave testuese. Ata u  pranuan në konkursin e hapur nga ministria e Mbrojtjes, ndërkaq që nuk kishte vende të rezervuara për komunitetet pakicë. Me gjithë presionin e Beogradit, në FSK aplikuan edhe kandidatë nga komuniteti serb. Pas përfundimit të procesit të konkurrimit, Ministria e Mbrojtjes ka themeluar Bordin Përzgjedhës për përzgjedhjen e rekrutëve. Bordi Përzgjedhës është duke zhvilluar procedurën përzgjedhëse, dhe aktualisht kandidatët që kanë përmbushur kushtet e përgjithshme të konkurrimit janë duke u testuar në testin aftësive dhe testin fizik, ka thënë Shala. Mirëpo, këta 650 ushtarë nuk do të jenë të vetmit që do të pranohen. Vitin e ardhshëm, FSK-ja planifikon të rekrutojë ushtarë të rinj. Në procesin e planifikimit të rekrutimit të rekrutëve të rinj për ushtarë të FSK-së, Ministria e Mbrojtjes planifikon që konkursi i radhës për rekrutimin e ushtarëve do të jetë në vitin 2020, dhe numri do të jetë në pajtim me prioritet dhe nevojat e FSK-së për plotësimin e vendeve të lira”, ka thënë tutje ai.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …