Nga Raporti i Institutit të Kosovës për Drejtësi për mësohet se 25 nga 902 kandidatët e certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë të përfshirë në raste penale. Sipas hulumtuesit të lartë të këtij instituti, Gzim Shala, 15 kandidatë kanë aktakuza aktive, ndërsa 13 të tjerë kanë pasur dënime penale në të kaluarën ndërsa në tri raste, kandidatët kanë njëkohësisht aktakuza aktive dhe dënime penale. Raporti evidenton se Lëvizja Vetëvendosje ka numrin më të madh të kandidatëve me probleme me ligjin, gjithsej 13. AAK-ja dhe Lista Serbe kanë nga tre kandidatë secila, ndërsa PDK-ja ka dy kandidatë të përfshirë në raste penale. Katër subjekte të tjera politike kanë nga një kandidat me probleme ligjore. Sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi, veprat penale që dominojnë janë ato që lidhen me korrupsionin zyrtar, ndërsa vepra më e shpeshtë penale e evidentuar është përdorimi i armës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
