IKD ka konstatuar se fajtor për dështimin e marrëveshjeve ndërkombëtare janë pozita dhe opozita

Instituti i Kosovës për Demokraci ka konstatuar se fajtor për dështimin e marrëveshjeve ndërkombëtare janë pozita dhe opozita. Monitoruesi i Institutit të Kosovës  për Demokraci, Arbër Thaçi ka thënë se kjo është e dëmshme për Kosovën. “Ky zhvillim paraqet një hap të madh prapa meqenëse kemi të bëjmë me një obligim të tyre për t’i trajtuar marrëveshjet ndërkombëtare, trajtim i cili jo domosdoshmërisht nënkupton miratim të tyre, prandaj shmangia nga ky obligim veçanërisht kur kemi parasysh le të themi beneficionet materiale ose të ndryshme që vijnë nga një numër i këtyre marrëveshjeve paraqet një mosushtrim të funksionit të deputetëve” ka thënë mes tjerash, monitoruesi i Institutit të Kosovës për Demokraci, Arbër Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …