Së shpejti do të mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e kryetarit që përfaqëson vetëm opozitën në Shqipëri, Ilir Meta

Ilir Meta shprehet kundër Shqipërisë së Madhe dhe kundër Serbisë së madhe e cila është sa tri herë Shqipëria

Kryetari i Shqipërisë, përfaqësues i opozitës së dhunshme dhe jo i pozitës, shkelës i Kushtetutës, ka thënë për gazetën egjiptiane “Al – Ahram”, tha se ideja e “Shqipërisë së Madhe” nuk është e mundur, pa shpjeguar  faktet pse nuk është e munduar ajo, ndërsa duke folur për Serbinë ka  shkruar se paska dështuar projekti për “Serbinë e Madhe”. Ilir Metes nuk i duket e madhe Serbia me 78 mijë kilometra katrorë, dhe 50 për qind të territorit në Bosnje e Hercegovinës, që përfshin rreth 25.000 km (nga 51.000 sa ka krejt Bosnja e Hercegovina) por kundërshton idenë e  Shqipërisë së Madhe e cila edhe po të bashkohej me një shtet, me të cilin Meta nuk do të pajtohej kurrë, ajo Shqipëri nuk i arrin dot 45 mijë km. 2. Meta kundërshton me analogji Serbinë e madhe, e cila ka territor sa tri herë Shqipëria dhe në Bosnje ka mbi 25 mijë kilometra katrorë.

Servilizmi i njeriut më të korruptuar të Shqipërisë, të cilit me krejt familjen iu ka ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara, miku shpirtëror e fetar i Janullatosit dhe i Greqisë, miku historik i Partisë Socialiste të Serbisë së Daçiqit, mbahet në krye të Shtetit, jo për t i mbrojtur interesat e shqiptarëve, por  ato të vetat, të klanit të tij kriminal dhe interesat e  fqinjëve të ngulitur dhunshëm në tokat shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …