leoni

Ilir Murtezaj: Për rezultatet e arritura të ATK-së, gjatë periudhës 2019 -2020 qeveria më shpërbleu me shkarkim

Ilir Murtezaj: Për rezultatet e arritura të ATK-së, gjatë periudhës 2019 -2020 qeveria më shpërbleu me shkarkim

Ilir Murtezaj, i cili deri tani ka ushtruar pozitën e drejtorit të Administratës Tatimore të Kosovës, është i befasuar me vendimin e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, për lirimin e tij nga pozita e drejtorit. Murtezaj tregon se nuk ka qenë i informuar paraprakisht për një vendim të tillë. “Për mua është lajm befasues, për shkak se nuk kam pasur asnjë takim as me ministren e Financave, Hykmete Bajrami dhe as me kryeministrin Avdullah Hoti, për të diskutuar për këto tema”, ka deklaruar ai. Megjithatë, vendimin e Qeverisë së Kosovës, ai e quan “shpërblim për rezultatet e arritura të ATK-së, gjatë periudhës 2019 -2020”. “Duke u bazuar në të gjitha vlerësimet, si raportet vendore dhe ndërkombëtare, si Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore, dhe se fundmi Raporti i Progresit, vlerësohet lartë puna gjatë vitit 2019-2020, në kohën kur unë e kam qeverisur këtë institucion”, ka thënë mes tjerash Murtezaj.

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami: PDK nuk e mbështet qeverinë e re, Kosova duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka përsëritur qëndrimin e qartë të partisë …