Ilir Shaqiri: Është ndarë nga jeta Mirush Kabashi, “Nderi i Kombit”

Është këputur frymëmarrja e mushkërive të Sokratit, apologjia e vërtetë e tij; është ndarë nga jeta Mirush Kabashi “Nderi i Kombit”.
Artisti i mbi 100 roleve në teatër dhe film.
Aktori i burimeve metafizike nga Gjakova, që dridhi skenat evropiane në 109 koncerte “Homazh për Kosovën, 1998”, duke frymëzuar rininë shqiptare që të rreshtohet në formacionet e ushtrisë së lavdishme çlirimtare – UÇK, për lirinë e atdheut.
Qoftë kujtimi për ty ashtu siç arti yt – i përjetshëm!
Lamtumirë, MJESHTËR!

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. Zholi

Albert Z. ZHOLI: Kush përfiton kur digjet Shqipëria dhe shqiptarët vriten mes tyre?

Sot…Pra sot kur situata po degheneron…A është e drejtë t’i fryjmë zjarrit të urrejtjes? A …