Imer Hakaj: Përurimi i Lapidarit për Dëshmorët e Kryengritjes së 1981-shit

Sot, më 2 prill 2025, në vendin ku ranë dëshmorët e parë të kryengritjes së vitit 1981, u përurua lapidari kushtuar veprimtarëve të lirisë, Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva.
Në këtë ceremoni përkujtimore mori pjesë drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale, z. Imer Hakaj, i cili bëri zbulimin e lapidarit në nderim të sakrificës së tyre për lirinë. Po ashtu, në përurim ishte i pranishëm edhe stafi i AMMKM-së, i cili ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në realizimin e këtij projekti.
Më 2 prill 1981, Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva ishin organizatorët kryesorë të demonstratave të shkollarëve të Elektroteknikës. Rreth orës nëntë të mëngjesit, ata ranë dëshmorë nga plumbat e snajperëve të oficerëve ushtarakë serbo-jugosllavë, të vendosur në objektin e atëhershëm të Bankës Popullore, në një shtetrrethim të hekurt ushtarako-policor.
Përmes angazhimit të saj, AMMKM ka mbështetur dhe mundësuar ndërtimin e këtij lapidari, duke siguruar që historia dhe sakrifica e dëshmorëve të ruhet për brezat e ardhshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI cakton datën për Kongresin e V-të: Fillojnë përgatitjet intensive

Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) zhvilloi sot mbledhjen e radhës, ku …