Mbi 100 invalidë të UÇK-së janë në pritje për t’i ndëruarr protezat e gjymtyrëve të humbura në luftë, disa prej tyre janë në gjendje më të rëndë

Me 3 prill 2025 do të kujtohen dëshmorët: Mustaf Çekaj, Arton Mehmetaj dhe Halit Coka

Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së, dega Deçan, njofton familjet e Dëshmorëve , invalidët dhe veteranët e luftës së UÇK-së: të ejnten me datë 3 prill 2025, mbahen homazhe për Dëshmorët e Kombit:
Ora 10:30-Homazhe për Dëshmorin Mustaf Çekaj në Irzniq
Ora 11:00- Homazhe për Dëshmorët Arton Mehmetaj dhe Halit Coka- në:Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan!
Pjesëmarrja juaj nderon gjakun e Dëshmorëve të Kombit dhe luftën e drejtë të UÇK-së
OVL-UÇK-Deçan.

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI cakton datën për Kongresin e V-të: Fillojnë përgatitjet intensive

Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) zhvilloi sot mbledhjen e radhës, ku …