leoni

Në Durrës po mbahet konferenca për cilësinë e ajrit në Kosovë

INDEP: Ajri në Prishtinë është i pashëndetshëm 50% të kohës dhe i rrezikshëm 5% të kohës

Duke u bazuar në të dhënat e siguruara nga Agjensioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, INDEP publikoi hulumtimin rreth cilësisë së ajrit në Kosovë. Sipas këtij raporti,  ajri në Prishtinë është “i pashëndetshëm” 50% të kohës, “shumë i pashëndetshëm” 20% të kohës dhe “i rrezikshëm” 5% të kohës. “Kur ajri kategorizohet ose si shumë i pashëndetshëm, ose i rrezikshëm, e gjithë popullsia mund, ose ka gjasa, të përjetojë efekte serioze shëndetësore. Burime kryesore të ndotjes konsiderohen energjia, industria, transporti, bujqësia dhe mbeturinat. Përkundër miratimit të ligjeve për mbrojtjen e ajrit dhe të një kornize të ngjashme legjislative, Kosova është ende larg standardeve të BE-së, thuhet në raport. Në botë, ndotja e ajrit shkakton 9 milionë vdekje çdo vit, e cila është e barabartë me 1/4 e vdekjeve totale. Vdekshmëria për shkak të ndotjes së ajrit arrin deri në 120 vdekje në 100,000 banorë, ndërsa në nivel evropian ky numër arrin deri në 133 vdekje në 100,000 banorë.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari mori pjesë në takimin virtual të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

 Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, mori pjesë në takimin virtual, …