Krasniqi: Numri i banorëve po zvogëlohet për shkak të rënies së lindshmërisë, vdekshmërisë dhe emigrimit të popullsisë

Kryeshefi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Isa Krasniqin ka tërhequr vërejtjen se numri i banorëve në vendin tonë po vazhdon të zvogëlohet për shkak të rënies së lindshmërisë, vdekshmërisë dhe emigrimit të popullsisë. Ai ka deklaruar se për këtë trendë të rënies, janë alarmuar të gjitha institucionet e Kosovës, sepse nëse vazhdohet kjo rënie, në dekadat e ardhshme Kosova mund t’i ketë edhe më pak se 1 milion banorë. Duke folur për zgjedhjet dhe listat e votuesve, ai ka thënë se numri i banorëve me të drejtë vote është më i madh se numri i popullsisë në Kosovë. Në bazë të vlerësimit të numrit të popullsisë të vitit 2018, Kosova ka një popullsi prej 1 milionë e 795 mijë banorë dhe nëse merret parasysh kontingjenti i votuesve potencial që janë diku përafërsisht prej 1 milionë e 800 mijë votues, del që ka më shumë votues sesa popullsi rezidente në Republikën e Kosovës, ka deklaruar kryeshefi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Isa Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari mori pjesë në takimin virtual të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

 Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, mori pjesë në takimin virtual, …