(INDEP publikon punimin e radhës në kuadër të programit për Zhvillim të Qëndrueshëm 

(INDEP publikon punimin e radhës në kuadër të programit për Zhvillim të Qëndrueshëm 

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) publikon punimin e radhës në kuadër të programit për Zhvillim të Qëndrueshëm ‘Politikat e taksimit të karbonit – Rëndësia, sfidat dhe mundësitë për Kosovën’. Punimi analizon taksën e karbonit dhe rëndësinë që ka kjo taksë për sistemin e brendshëm të politikave të Kosovës. Sfidat që paraqet kjo taksë për sektorin energjetik kosovar e gjithashtu mundësitë për integrimin e mëtutjeshëm të burimeve të ripërtëritshme të energjisë janë disa nga temat e trajtuara në këtë punim.

Punimi ka analizuar ndikimet që kjo taksë do të ketë në sektorin e energjisë, transportit, industrisë dhe në amvisëri. Rrjedhimisht duke ditur se Kosova është nënshkruese e Deklaratës së Sofjes mbi Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor në vitin 2020, e gjithashtu palë nënshkruese e Traktatit të Komunitetit të Energjisë, Kosova është zotuar të zbatojë obligimet dhe politikat të cilat shtyjnë përpara burimet miqësore me ambientin dhe zvogëlimin e ndotjes së mjedisit. Një politikë e tillë është edhe taksa e karbonit, e cila edhe nga punimi rekomandohet që të gjejë zbatim sa më shpejtë, në mënyrë që të arrihet një proces i mirëfilltë i tranzicionit energjetik dhe përmbushje e objetiktivit të dekarbonizimit në vitin 2050.

Punimi i plotë gjendet këtu: https://indep.info/politikat-e-taksimit-te-karbonit-rendesia-sfidat-dhe-mundesite-per-kosoven/  

Kontrolloni gjithashtu

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka votuar pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka votuar pro anëtarësimit të  Kosovës në këtë organizatë. …