Netanyahu falënderon 25 shtete që kanë përkrahur sulmin mbi palestinezët por mungon Kosova dhe flamuri i saj

Ines Demiri: Njohja e Kosovës nga Izraeli thyen të gjitha tabutë e ngritura nga ata që nuk e njohin

Përfaqësues të komunitetit hebraik në Shtetet e Bashkuara, thanë të mërkurën se Kosova bëri historinë duke u bërë vendi i parë evropian që hapi ambasadën në Jerusalem. Këto komente ishin pjesë e një debati të organizuar nga Dhoma e Tregtisë Izraelito-Amerikane në Çikago, i mbështetur nga komuniteti Hebre i Cikagos dhe organizata shqiptaro-amerikane, lidhur me njohjen e Kosovës nga Izraeli dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet të dy vendeve. E ngarkuara me punë në ambasadën e Kosovës, Ines Demiri, tha se hebrenjtë e Kosovës i takojnë komunitetit sefardik dhe ishin vendosur në Kosovë pas largimit nga Portugalia dhe Spanja, në periudhën e inkuizicionit. Duke folur për historinë e marrëdhënieve ndërmjet dy popujve ajo tha se numri i hebrenjve ishte rritur gjatë Luftës së Dytë Botërore deri në kapitullimin e Italisë.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria shënon rritje të hyrjeve të shtetasve të huaj, 1.9 milionë vetëm në korrik

Shqipëria vijon të shënojë rritje të flukseve të shtetasve të huaj, me rreth 1.9 milionë …