Ramush Haradinaj: Është e pabesueshme dhe e pakuptueshme t’u hiqen shtesat pensionistëve

Shtesat prej 30 eurove mbi pensionin bazë janë zbritur dyfish me vendim të Qeverisë së Kosovës. Në mbledhjen e së mërkurës, Qeveria Kurti ka marrë vendim për uljen e shtesave të pensioneve për 20 euro në krahasim me tre muajt e fundit. Në janar të këtij viti, qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti kishte vendosur të paguante 30 euro shtesë mbi pensionin bazë për pensionistët. Tani e tutje, përfituesit e skemës së pensioneve do të marrin vetëm 10 euro shtesa mbi pensionin bazë nën vlerën prej 100 eurove. Për këtë ka reaguar sonte ashpër kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. “S’po mundem të besoj që të hiqen 20 euro shtesa nga pensionet, në këtë kohë kaq të vështirë. Jonjerëzore!”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

BE-ja kërkon stabilitet në Kosovë pas formimit të Qeverisë Kurti

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, në takimin e parë me kryeministrin Albin …